Maurizio Sarri pritet që në këtë javë të shkarkohet nga Chelseas.
Pas humbjes turpëruese nga Manchester City, Chelsea pritet ta shkarkojë Maurizio Sarrin.
Skuadra londineze u mposht 6 me 0 nga ‘Citizens’, andaj bordi i kubit ka gjetur një trajner deri në fund të sezonit.
Chelsea po mendon që ta emëroj si trajner deri në fund të sezonit asistentin e Maurizio Sarrit, Gianfranco Zolan.
Ish-sulmuesi i bluve që aktualisht po i ndihmon bashkëkombësit të tij, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës në këtë javë dhe ta drejtoj deri në përfundim të këtij edicioni.