Me 33 vota për, Pëllumb Bajqinovci është shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme sot në kryqytet.
Votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.
Në sallë ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së e AKR-së, ndërsa mungonte LDK-ja, ku dhe kryetari Rama pas fjalimit të tij ku bëri thirrje të mos votohet pro shkarkimit të kryesuesit u largua nga seanca.
Bajçinovci, i cili vjen nga LDK-ja, ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.
Video gjatë seancës: