2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Shkarkohet kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha

Është shkarkuar kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se mandati i NPB-së të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive.

“Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive. Për këto arsye, dhe të tjera me të cilat do të merret policia dhe prokuroria, ndryshimi në NPB ka qenë i domosdoshëm, urgjent dhe i pashmangshëm. Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Retkoceri.

Postimi i plotë:

Ndërmarrjet Publike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.

Jo siç kanë qenë deri sot – të papërgjegjshme. Për një kohë të gjatë ndërmarrjet publike janë menaxhuar nga njerëz të Vetëvendosjes gjatë qeverisjes së VV-së në Komunë.

Për më tepër, nga dëshira për të përfituar, e pastaj shkatërruar, shumica e ndërmarrjeve publike në Prishtinë janë ballafaquar me borxhe financiare e rrezikim të falimentimit të kompanive.

Prandaj, në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër.

Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive.

Për këto arsye, dhe të tjera me të cilat do të merret policia dhe prokuroria, ndryshimi në NPB ka qenë i domosdoshëm, urgjent dhe i pashmangshëm.

Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img