Site icon PrishtinaPress

Shkarkohet Drejtori i Inspeksonit në Podujevë: U përpoqa ta mbrojë zonën rreth liqenit të Batllaves

Besnik Mulliqi, drejtori i inspeksionit në Komunën e Podujevës ka njoftuar para pak minutave se i është dërguar me e-mail vendimi për shkarkim nga pozita.

Ai ka thënë se shkarkimi nga Zyra e Kryetarit, ka ndodhur si pasojë e përpjekve të tij të vazhdueshme për t’a mbrojtur zonën ku nisi sot rrënimet e objekteve pa leje, afër liqenit të Batllaves.

Statusi i plotë i Mulliqit:

Të nderuar qytetarë të Podujevës, të dashur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje!,

Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA.

Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!

Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!

Prandaj, me vendim të kryetarit  nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz.

Të gjithë juve qytetarë të Podujeves dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!

Exit mobile version