0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Shkarkohet drejtoresha nga radhët e PDK-së në komunën e Istogut, e fajëson kryetarin e degës së partisë së vet

Elianë Blakaj, ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Istogut. Sipas saj, arsyet e shkarkimit janë banale si “mosbindja ndaj urdhrave të shefit’’.

Sipas saj, shkarkimi ndodhi për shkak se “nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhonte ajo”.

“Pres njerëz që do të kënaqen me shkarkimin tim, ngase jo çdo kujt i pëlqen korrektësia, por fatbardhësisht ka shumë njerëz që do i mërziten shkarkimit tim”, shprehet ajo.

Ajo tha se kryetari i degës ka vendosur për fatin e saj, dhe ka realizuar “përpjekjen e tij një vjeçare për shkarkimin e saj”.

“Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim”, është shprehur ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img