Site icon PrishtinaPress

Shkarkimi i Panuccit, ja kush e drejton kombëtaren ndaj Andorrës

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

Italiani drejtonte Shqipërinë nga korriku i vitit 2017. Humbja ndaj Turqisë dhe rezultatet paraprake, kanë shtyrë FSHF që t’i jap fund bashkëpunimit me Panuccin.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftim, përcjell prishtinapress.eu

Shqipëria pas tre dite zhvillon një ndeshje tjetër të rëndësishme në udhëtim te Andorra.

Kombëtarja në këtë ndeshje do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si dhe pjesa tjetër e stafit.

Exit mobile version