Mbi 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit vendimet e gjykatave gjatë periudhës janar-tetor 2021.
Këto shpenzime, gjithsej 325 mijë e 389 euro, u bënë në lidhje me paditë e shërbyesve civilë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga institucionet shtetërore.
Në raportin e publikuar nga Lëvizjes “FOL” të titulluar “Shkarkimi i paligjshëm në sektorin publik dhe pasojat në buxhetin e shtetit”, u tha se në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShC) gjatë vitit 2019 – tetor 2021, në këtë institucion janë parashtruar gjithsej 128 ankesa nga shërbyes civilë.