3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shkaku i pasaportës së Kosovës e pëson Hasani – Azerbajxhani mbyll bisedimet për transferim

Dy klube azerbajxhanase, Neftchi Baku dhe Qarabag, ishin të interesuara për sulmuesin anësor, Florent Hasani, por shkak për mbylljen e bisedimeve është bërë pasaporta e Kosovës.

Lojtari që luan te Tirana nuk e ka marr ende pasaportën e Shqipërisë dhe kjo ka bërë që transferim në Azerbajxhan të dështojë.

Një vendim i tillë vjen, pasi ky shtet nuk e njeh Kosovën.

Por Florent Hasani mbetet në pritje të transferimit jashtë Shqipërisë, pasi ka edhe oferta të tjera, sidomos nga Turqia.

Bëhet fjalë për Antalyasporin, që në ditët në vazhdim pritet të paraqes ofertë për sulmuesin që me të gjitha gjasat do ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.

26 vjeçari ka qenë për tetë ndeshje pjesë e Kosovës, por nuk është ftuar së fundmi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img