Gary Lineker do të jetë në krye të mbulimit të BBC-së për FA Cup të shtunën e ardhshme pasi moderatori i njohur sportiv arriti një marrëveshje me BBC.
Marrëveshja pritet të shpallet sot (e hënë) pas bisedimeve të tensionuara, pas një fundjave të kaosit televiziv të shkaktuar nga deklaratat e tij në rrjetet sociale në lidhje me emigracionin në vend, duke sulmuar qeverinë.
Rrezikohet një mosmarrëveshje mes BBC-së dhe partisë konservatore nëse prezantuesi i tyre nuk kërkon falje ose nuk pranon të respektojë rregullat e paanshmërisë në të ardhmen. Drejtori i Përgjithshëm Tim Davie ka qenë nën presion të madh për të gjetur një zgjidhje pasi situata në fundjavë ishte kaotike në BBC.
Pasi BBC mori vendimin për ta pezulluar Linekerin për deklaratat e tij, kolegët e moderatorit të njohur sportiv e ndoqën nga pas duke bojkotuar edhe ata punën e tyre, e cila kjo gjë solli ndërprerjen e emisioneve sportive më të rëndësishme të BBC-së