3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shitja ilegale e cigareve elektronike në Kosovë, deklarohet Dogana

Disa lloje cigaresh elektronike prej kohësh shiten ilegalisht në Kosovë, kryesisht nëpër dyqane të vogla. Dogana e Kosovës është në dijeni se një pjesë e tyre e vogël mund të kontrabandohen dhe thotë se ka pasur raste kur janë sekuestruar produktet e tyre. Por nga produktet e duhanit Dogana thotë se në vitin e kaluar kanë grumbulluar mbi 280 mijë euro të hyra.

Ditë më parë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i tha Gazetës Express se kanë formuar një komision dhe së shpejti do të dalin me të dhëna se si po tregtohen ilegalisht cigaret elektronike. Ai tha se nga tregtimi ilegal i cigareve shteti është në humbje të buxhetit dhe kjo gjë duhet të rregullohet me ligj.

Ndërkohë Dogana thotë se kohëve të fundit kanë zbuluar një mini-fabrikë të duhanit në Viti.

“Është evidente se industria e duhanit ka prezantuar në treg produkte të reja që përdorin edhe teknologjinë e energjisë për konsum në forma të ndryshme. Këto produkte përbëjnë një pjesë të vogël të tregut dhe shumica absolute e këtyre produkteve importohen në mënyrë rregullt dhe janë subjekt i tatimimit të drejtë, përderisa një pjesë e vogël e tyre mund të kontrabandohen. Dogana e Kosovës fokuson aktivitetet kryesore në sigurinë e kufirit por gjithashtu i kushton rëndësi sundimit të ligjit në tregun e brendshëm me ato resurse që disponon dhe shpesh organizon aktivitete kontrolli së bashku me institucionet tjera relevante, për çka edhe është theksuar si progres i theksuar në raportin e progresit të vitit të kaluar nga Komisioni Evropian. Ju njoftojmë se kemi pasur rast të sekuestrojmë produkte të tilla në disa raste, ndërsa që rastin më të fundit në këtë fushë e kemi patur me zbulimin e një mini-fabrike të prodhimit të cigareve në Viti”, thuhet në përgjigjen e Doganës dhënë Gazetës Express.

Tutje, në përgjigjen e saj, Dogana thekson se nga produktet e duhanit janë rritur të hyrat.

“Dogana e Kosovës zbaton sistemin e autorizimit dhe vendosjes se banderollave në produktet e duhanit për kontrollë të importit të produkteve të duhanit. Falë efikasitetit të kontrolleve të shtuara, Dogana e Kosovës ka arritur në vazhdimësi të rrit të hyrat nga kjo kategori e produkteve, si rezultat i formalizimit të tregut.  Ju njoftojmë se gjatë vitit të kaluar nga deytrimet në import për produktet e duhanit kemi arritur të grumbulllojmë 281,651,936.84 € €. Kjo shënon rritje prej 16% krahasuar me vitin 2021 nderkaq sasia e importuar eshte rritur per 12% nga viti 2021 ne vitin 2022”, tha Dogana.

Cigaret elektronike tash e sa kohë po tymosen edhe në Kosovë. Ato gjenden lehtësisht në treg dhe shiten në mënyrë ilegale, ndërsa Ministria e Shëndetësisë konfirmon se trendi i përdorimit të tyre është në rritje.

Ministria e Shëndetësisë tha për Gazetën Express se 32 shtete kanë ndaluar shitjen e cigareve elektronike, ndërsa shumë të tjera kanë bërë ndryshime në ligjet e tyre kundër duhanit.

“Aktualisht, ne adresimin e çështjes së cigarave elektronike shtetet deri tash kanë adaptuar dy qasje: Ndalimin e shitjes se tyre apo rregullimin e tyre me ligj. Janë së paku 32 shtete të botës që e kanë ndaluar shitjen e tyre, derisa 79 shtete të tjera kanë bërë ndryshime në ligjet e tyre kundër duhanit për shkak të këtyre produkteve të duhanit. Shtete të tjera janë në kerkim të adaptimit të zgjidhjeve më të përshtatshme për adresimin e kësaj çështje”, tha MSh.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img