Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person po tentonte t’i bënte keq vetes së tij.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor kanë hasur në 34-vjeçarin i cili kishte tentuar që të vetëvarej në litar, ku kanë ndërhyrë dhe e kanë shpëtuar.
E gjithë ngjarja ka ndodhur tek ish Gjykata e Qarkut, ku 34-vjeçari i cili është shitës ambulant në sheshin ‘Nëna Terezë’ kishte vendosur që të kryejë vetëvrasje, kjo si pasojë e disa gjobave të cilat i ishin shqiptuar nga inspektorët e Komunës së Prishtinës e të cilat ka deklaruar se nuk ka mundësi që t’i paguajë.