Janë shitur edhe zyrtarisht të gjitha biletat për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Interit të planifikuar për të mërkurën e ardhshme, më 10 mars.
Ata që posedonin bileta sezoni të Milanit dhe karta Cuore Rossonero kishin të drejtë të blinin biletat më të nxehta në qytet gjatë dy fazave të para të lëshimit zyrtar.
Biletat tjera më pas u shiten plotësisht brenda disa orësh pasi ato u vunë në dispozicion të publikut të gjerë përmes faqes së internetit të klubit dhe zyrës së biletave.
Mbështetësit që kanë mbajtur një biletë sezonale të Interit për të paktën katër sezone radhazi, do të jenë ndër grupi i parë që mund të blejë bileta, të cilat do të dalin në shitje këtë të enjte.
Tre nivele të tjera të lëshimeve të biletave janë planifikuar gjatë ditëve në vijim, megjithatë, ka shumë pak gjasa që ato të dalin në shitje të përgjithshme duke pasur parasysh kërkesën jashtëzakonisht të lartë.