Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga ana e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën akuzën e tregtut informal.
Sipas policisë, nga kontrollet e ushtruara në disa lokale dhe dyqane në qytetin e Peshkopisë, janë evidentuar në tre raste tregti me objekte dhe produkte të paregjistruar dhe padeklaruar.
Konkretisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetasit për veprat penale:
Sh. M., 45 vjeç, banues ne Maqellarë-Dibër, për veprën penale “Organizim i lotarive pa leje”, vepër e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ë tij iu gjetën dy makineri të lojtave të fatit pa dokumentacionin përkatës.Të dyja paisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sh. H. 54 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër,për veprën penale “ Shkelja e të drejtave të pronesisë industriale”, pasi, në lagjen “Treg“, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale CD, të cilat i shiste pa dokumentacion përkatës.
L.Xh., 36 vjeç, banues në Lagja Treg, Qyteti Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen treg , Qyteti Peshkopi, u kap në flagrancë duke tregtuar atlete te markave të ndryshme, pa dokumentacion përkatës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme