Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, ambasadori Hargreaves e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i ka dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit.
Presidentja e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
