Humbja e Barcelonës nga PSG mbrëmjen e djeshme ka lënë të befasuar edhe vet lojtarët katalanas gjatë ndeshjes. Në golat e pësuar ata kanë akuzuar njëri-tjetrin si fajtor.
Rast i tillë është ai mes Pique e Suarez, ku sy lojtarët diskutonin pas golit të Di Marias, për të gjetur fajtori, teksa i thoshin njëri tjetrit se “nuk e kam devijuar topin”.
Në momentin e golit të parë, duket se Suarez është fajtori kryesor, i cili nuk qëndron në pozitën e tij gjatë vendosjes së murit, këtë e thonë edhe analistët në emisionin sportiv “El Chiringuito de Jugones”.