Home Magazinë Shikoni si këndon Gold Ag këngë me çifteli (Video)

Shikoni si këndon Gold Ag këngë me çifteli (Video)

Gold Ag është pa diskutim një ndër reperët më të pëlqyer nga publiku shqiptar, gjersa këtë gjë e dëshmon edhe numri i madh i ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
E kemi dëgjuar shpesh herë të këndojë këngë patriotike dhe këngë dedikuar dashurisë, por më rrallë kemi pasur mundësinë ta dëgjojmë në zhanret e tjera.
Së fundmi, reperi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shihet teksa këndon bashkë me disa djemë muzikë rapsodike, me instrumentin e njohur shqiptar, çiftelinë.
Nga videoja, shifet se këtë performancë Goldi e ka realizuar në një aheng familjar, ku ka qenë i ftuar gjersa nuk ka hezituar as të këndojë.
Përndryshe, projekti i tij i fundit në muzikë mbetet bashkëpunimmi me Kaltrina Selimin, kënga “Pa ty” e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime në YouTube.

Exit mobile version