Deputetja e VV-së, Aida Dërguti, i ka shkuar një letër ITU-së, e cila është përgjegjëse për ndarjen e kodit telefonik për Kosovën, duke keqpërdorur pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës. Por, ajo në këtë letër është shërbyer edhe me të pavërteta duke thënë se në Kosovë është nënshkruar edhe një peticion kundër këtij kodi.
Në pikën 5 të letrës që e ka dërguar në ITU ajo thekson se në Kosovë ka pasur një peticion me 200 mijë nënshkrime. Në fakt këto nënshkrime janë mbledhur për të kundërshtuar krijimin e Asociacionit dhe kundër Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Vetëvendosja” nuk e ka bërë publike këtë letër, por këtë e ka shpalosur sot ministrja e Dialogut, Edita Tahiri. Më poshtë mund ta shihni një pjesë të letrës ku Dërguti flet për peticionin./Express/