10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Shijohen emocionet e Ligës së Kampionëve në Kosovë, kjo ndodhë në Ligën e dytë (Video)

Klubet kosovare ende nuk kanë mundur të shijojnë ndeshjet në garat ndërkombëtare.

Displaying 4eurofly.jpg

Por në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, një gjë e tillë ka ndodhur për një moment.

Në takimin e zhvilluar mes Lugut të Baranit dhe Ratkocit ka ndodhur një gjë që nuk ka ndodhur më parë në futbollin tonë.

Në momentin që lojtarët kanë dalë në fushë, është lëshuar në sfond himni i Ligës së Kampionëve.

Video nga kjo ndeshje është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale me tifozët kosovarë që janë tallur me këtë gjë.

Gjithsesi shpresojmë që këtë himn ta dëgjojmë sa më parë në stadiumet kosovare pasi në fund të këtij edicioni kampioni i Superligës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

https://www.facebook.com/FF.Kosovar/videos/1018174658317193/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img