-0.5 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

“Shihemi në gjykatë”/ Agravon debati mes Trump dhe guvernatores së Maine për atletët transgjinorë

Guvernatorja e Maine pati një debat të ashpër me Donald Trump në lidhje me urdhrin presidencial që përjashton atletet transgjinore nga ekipet e femrave.

Debati përfundoi me frazën “shihemi në gjykatë ” .

Trump u foli guvernatorëve të shteteve që u mirëpritën në Shtëpinë e Bardhë për urdhrin ekzekutiv që ai nënshkroi në fillim të shkurtit. “Shumë demokratë po më luftojnë për këtë çështje”, tha me ironi Trump duke iu drejtuar guvernatores së Maine.

Trump: Ne jemi ligjet federale. Më mirë të pajtoheni, përndryshe nuk do të merrni asnjë financim federal.

Mills: Do të shihemi në gjykatë!

Trump: Shumë mirë, do të shihemi në gjykatë. Nuk mund të pres. Do të jetë e lehtë. Dhe shijoni jetën sepse nuk mendoj se do të rizgjidheni.

Pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump shumëfishoi sulmet kundër personave transgjinorë me urdhra ekzekutivë dhe deklarata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img