Shifra të tmerrshme: Për një javë 42 vdekje, mbi një mijë të infektuar dhe 906 të shëruar nga COVID-19

51
Advertisement

Nga e hëna e javës që po lëmë pas e deri më sot, 42 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Përgjatë një jave, janë shënuar 1 mijë e 352 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 906 persona të infektuar me COVID-19.

Advertisement

3 mijë e 260 persona të dyshimtë për COVID-19 janë testuar gjatë javës që po lëmë pas.

Nga këto mostra të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 352 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë kësaj jave, 42 persona kanë vdekur, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, raporton Express.

906 persona kanë arritur ta mposhtin betejën me koronavirusin, përgjatë një jave në vend.

Ndërkohë, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë testuar 34 mijë e 316 persona të dyshimtë me koronavirus.

Nga këta, numri total i të infektuarve me COVID-19 në vend ka shkuar në 7 mijë e 137.

3 mijë e 874 persona janë shëruar, ndërkaq 177 kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Raste aktive me COVID-19 në Kosovë momentalisht janë 3 mijë e 86.

PostAdssFotoja e reklamës