Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.
Në total numri i rasteve aktive është 5.118.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.
Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.