Një milion e 444 mijë e 870 euro, e 96 cent.
Kjo është shuma e inkasuar vetëm nga kadastri përgjatë vitit 2023, në Komunën e Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur Donat Lushaku, drejtor i Drejtorisë së Kadastrit.
“Në vitin 2023 Drejtoria e Kadastrit ka inkasuar nga taksat për shërbimet kadastrale/gjeodezike 1,444,870.96 Euro. Më shumë se asnjëherë tjetër!” ka shkruar ai në Facebook, duke publikuar shifrat zyrtare.
Sipas të dhënave, më së shumti janë inkasuar të holla në muajin shkurt (547 mijë e 547 euro), ndërkaq më së paku janë inkasuar në korrik (85,023.33 euro).
Më poshtë janë të dhënat: