1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shifra të frikshme: Mbi 4 mijë aksidente për tre muaj në Kosovë

Policia e Kosovës mbajti sot konferencë për media, në të cilën u bë e ditur se gjatë periudhës janar-mars 2023 në Kosovë janë shënuar mbi 4 mijë e 200 aksidente. Po ashtu, u potencua se këtij institucioni do t’i shtohen edhe 450 kadetë.

Janë ndër imazhet më të rënda që panë kosovarët sivjet.

Në këtë aksident që ndodhi në Çagllavicë, ishte vozitësi ai që vdiq, pasi dyshohet se kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Pos këtij aksidenti, edhe në tri raste të tjera pati humbje jetësh.

Kurse totali i numrit të aksidenteve të trafikut gjatë 3 muajve të parë të këtij viti është shumëfish më i madh.

Kështu tregojnë të dhënat e policisë së Kosovës.

Pavarësisht këtyre rasteve, nga policia e Kosovës thonë se kanë synim sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani njoftoi se nga data 12 prill, Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe kapacitete të reja.

Sipas policisë së Kosovës, mbi 150 mijë tiketa janë shqiptuar nga Policia e Kosovës në këtë periudhë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img