Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 73 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 36 me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.
Aksidenti fatal ka ndodhur në Malishevë ku një i ri ka gjetur vdekjen pasi traktori me të cilin udhëtonte është rrokullisur.
“Të mërkurën rreth orës 14:00, një mashkull duke drejtuar traktorin në një fshat të Malishevës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurës ka pësuar vet drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1743 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit./IndeksOnline/