Më 6 maj, dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Kiara po shkëlqente në fustanin e bardhë teksa shkonte drejt altarit.
Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga ky fustan që moderatorja veshi atë natë.

Siç bëhet e ditur nga “Vip Magazine” ato po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.
“Vip Magazine” tregon se çmimi i qirasë së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.
