-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shifër befasuese, ministrja turke tregon sa familje aplikuan për adoptimin e fëmijëve jetimë të tërmetit

Ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale njoftoi se deri tani, vetëm 5 ditë pas tërmetit, numri i aplikimeve për adoptim të fëmijëve të mbetur pa familje për shkak të tërmetit, ka arritur në 190.000.

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanık deklaroi se janë 526 fëmijë të nxjerrë nga rrënojat pas tërmetit të regjistruar në sistem. Tashmë 78 prej tyre u janë dorëzuar familjeve, ndërsa për të tjerët pritet të shihet nëse kanë mbijetuar familjet e tyre.

Ministrja njoftoi se 335 fëmijë janë shtruar në spitale dhe 113 prej fëmijëve janë në kujdesin institucional.

“Dihet identiteti i 303 fëmijëve, ndaj nëse kanë familje në proces do të dorëzohen, në të kundërt do të vazhdojnë në përkujdesje institucionale. Kemi 223 fëmijë, identiteti i të cilëve nuk dihet. Pas përcaktimit të identitetit dhe familjeve të këtyre fëmijëve, shpresoj që ata t’u jepen familjeve të tyre, nëse ka, ose do t’i marrim nën kujdesin e institucionit tonë”, deklaroi ministrja Yanik.

Yanık njoftoi se i gjithë kombi po bashkëndjenë me të prekurit nga tërmeti dhe tashmë ka shumë kërkesa për të ndihmuar të mbijetuarit.

“Kombi ynë kthehet në një shoqëri të madhe solidariteti në momente të tilla. Ka shumë kërkesa për mbështetje, mbrojtje, kujdes dhe mbikëqyrje për fëmijët tanë”, tha ministrja Derya Yanik.

Ajo njoftoi se deri tani, vetëm 5 ditë pas tërmetit, numri i aplikimeve për adoptim të fëmijëve ka arritur 190.000.

“Për momentin, numri i aplikimeve të paraqitura është rreth 190 mijë. Prandaj, falënderoj shumë kombin tonë, e falënderoj kombin tonë, jam shumë mirënjohëse”, tha Yanik./TRT/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img