Një familje duhej të përdorte shkallë që zgjaten për t’i thënë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre të moshuar të sëmurë, pasi shtëpia e tij e kujdesit ishte vënë në mbyllje, shkaku i coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, familja e Henry Nijhove, 87 vjeç, u ngrit lart në dritaren e katit të katërt të shtëpisë së tij të kujdesit pranë Amsterdamit, Holandë, duke përdorur shkallë që zgjaten me ndihmën e departamentit lokal të zjarrit.
Një veprim të tillë ata e kishin bërë pasi u ishte thënë se z. Nijhove nuk kishte të ngjarë të jetonte shumë më gjatë pasi shëndeti i tij mori një kthesë për të keq.
Ndërkohë thuhet se shtëpitë e kujdesit kanë ndaluar pranimin e vizitorëve për të parandaluar rrezikun e sjelljes së coronavirusit nga dikush nga jashtë.
Kështu që mbesa e z. Nijhove i shkruajti brigadës lokale të zjarrfikësve, e cila ra dakord të ofronte ndihmën.
Ajo u tha atyre se dëshironin të siguroheshin që gjyshi i saj të mos vdiste pa mundësinë që t’i thoshin lamtumirë. Merret vesh që sëmundja e tij nuk është coronavirusi.
Ekuipazhi i zjarrfikësve përdorin makinën e tyre në shtëpinë e kujdesit në Amsterdam dhe caktoi që anëtarët e familjes të ngrihen në çifte, në mënyrë që ata të thoshin lamtumirat e tyre.