1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shfrytëzimi i hapësirave publike në Prishtinë: Gjobë ose konfiskim të inventarit nëse nuk paguhen tarifat

Komuna e Prishtinës bën të ditur se sipas vendimit 031-104702 të datës 24 prill 2016, Kryetari i Komunës ka caktuar komisionin për evidentimin e shfrytëzuesve të hapësirave publike para objekteve afariste-hoteliere.
Po sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, detyra të këtij komisioni kanë qenë mbledhja e të gjitha të dhënave të domosdoshme dhe bërja e matjeve, kalkulimeve-faturimeve dhe dhënies së pëlqimeve për shfrytëzuesit që i plotësojnë kriteret e parapara sipas Rregullores me nr. 110-157481.
“Komisioni përkatës tashmë i ka kryer detyrat e lartcekura, dhe secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale”, thuhet në njoftim.

Andaj, Drejtoria e Inspekcionit i bën thirrje të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike.
“Në të kundërtën, nga data 15 gusht 2015, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike”, përfundohet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img