1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

SHFMU `Gjergj Fishta` mësim me orar të shkurtuar, shkak mungesa e ngrohjes

Tash e disa ditë, prindërit e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, nga mësimdhënësit njoftohen se orët mësimore do të jenë të shkurtuara, për shkak të mungesës së ngrohjes.

“Mësimi po mbahet me orar të shkurtuar nga 30 minuta sepse nuk ka ngrohje. Tërë javën nuk ka pasur ngrohje”, i tha RTK-së, Hazir Xhemshiti, prind.

Edhe Bekim Ahmeti, një prind tjetër që ka fëmijët në këtë shkollë, ka konfirmuar se nxënësit nuk po kanë ngrohje në klasë, prandaj edhe mësimi është me orar të shkurtuar.

Drejtoresha e shkollës thotë se për tri ditë me radhë është praktikuar mësimi me orar të shkurtuar për shkak të defektit në ormanin e rrymës, që janë duke u kryer punimet në sallën e edukatës fizike.

“Ormani ka qenë i ekspozuar jashtë sepse arkitektura ka qenë e tillë, tani me ndërtimin e ri është bërë prerja e një pjese të aneksit të shkollës dhe ormani ka mbetur jashtë. Për shkak të pasigurisë që të mos i ekspozohet reshjeve, ormani duhet të zhvendoset dhe rryma është përdor për të aktivizuar kaldan e ngrohjes. Përndryshe, i tërë rrjeti i ngrohjes ka qenë në funksion, mirëpo ai defekt i vogël, në fakt që duhet vetëm të zhvendoset ka marrë kohë edhe për shkak të sigurisë është dashur të pritet të bëhet ndërhyrje profesionale sepse nuk ka mund të ndërhyjë as punëtori teknik, as shtëpiaku”, ka thënë Supije Zhitija, drejtoreshë e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës në një përgjigje për RTK-në ka konfirmuar se ka pasur një defekt, përderisa thotë se gjatë vikendit do të sanohet defekti.

Ndërkaq, nga KEDS-i thonë se një ekip i kësaj kompanie do të dalë te shkolla ‘Gjergj Fishta’ dhe varësisht prej rrethanave e nevojës, edhe do të intervenojë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img