1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shfaqja “S’ka problem”, në Festivalin e Teatrove për të Rinj në Zvicër

Shfaqja vjen me 11 shtator në këtë festival ku prezantohen mbi 15 shfaqje kryesisht nga teatri eksperimental dhe ku angazhohen aktorë të moshave të reja.

Shfaqja “Kein Problem-S’ka Problem” me regji nga Blerta Neziraj dhe Caroline Ringeisen së shpejti do të jetë pjesë e Festivalit të Teatrit për të Rinj në Aarau të Zvicrës.
Bëhet fjalë për një projekt që aktualisht është duke e zhvilluar Klubi i të Rinjve i Teatrit «Schlachthaus» të Bernës, i cili trajton takimet në mes të të rinjve që nuk janë takuar kurrë ndonjëherë më parë. Përvojat dhe përshtypjet nga njohja mes vete si dhe mënyrat e ndryshme të të jetuarit janë shkrirë në tekstet në fjalë dhe ato janë evidente edhe në shfaqje.
Shfaqja vjen me 11 shtator në këtë festival ku prezantohen mbi 15 shfaqje kryesisht nga teatri eksperimental dhe ku angazhohen aktorë të moshave të reja.
Festivali do të nisë me 7 shtator e do të zgjasë deri me 11 shtator, shkruan KultPlus.
Kjo, veç tjerash edhe falë dygjuhësisë në të cilën mbështetet pjesa. Aty flitet pra gjermanisht (dialekti i Bernës) dhe shqip, me përkthim gjermanisht. Të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në këtë shfaqje janë Argjend Rexhepi, Fellenza Tershnjaku, Fjolla Berisha, Flaka Rrustemi, Fjolla Mucaj, Redon Kika, Edona Memeti, Manushaqe Maxhuni. / KultPlus.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img