Site icon PrishtinaPress

Shfaqja ‘Adem Jashari të kërkoi falje publike’ së shpejti edhe në Prizren

Regjisori Kosovar, Sokol Plakolli, përmes një statusi të bërë në Facebook, ka treguar se shfaqja e tij amatore ‘Adem Jashari të kërkoi falje publike’, do ketë premier edhe në qytetin e Prizrenit.

Sipas statusit, ai tha se shfaqja do jepet premierë me 13 janar, në ora 13:00, në qendër të qytetit dhe në muzeun historik.

Ai ftoi të gjithë prizrenasit që ta ndjekin këtë shfaqje, pasi, duhet treguar se Adem Jashari është i gjallë në mesin tonë dhe mund të shfaqet kudo.

Pos qytetarëve, Plakolli ftoi edhe mediat për të marrë pjesë.

https://www.facebook.com/sokol.plakolli/posts/10164600447550074

 

 

Exit mobile version