2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Shfaqet Kurti në orët e mbrëmjes, ja kë takon në kabinetin e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që vijnë nga kjo parti Besimi, Osmani, Shaqiri, Bekteshi, Nuredini dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi kanë qëndruar për vizitë në Prishtinë ku janë pritur nga kryeministri Albin Kurti, si dhe ministrat Nagavci, Murati, Aliu dhe Mehaj.

Gjatë këtij takimi, siç bën të ditur BDI, Ahmeti dhe Kurti kanë diskutuar mbi situatën me pandeminë në të dy vendet, gjendja nëpër institucionet shëndetësore si dhe lehtësimi dhe largimi i masave si brenda vendeve ashtu edhe për lëvizje nëpër kufij.

Pikërisht, masa e vendosur nga ekzekutivi kosovar që kërkon tri doza vaksine, ose dy doza dhe testin PCR, për të hyrë në Kosovë ka shkaktuar reagime të shumta duke pasur kërkesa publike për ta hequr të njëjtën.

Si tjetër pikë diskutimi gjatë këtij takimi ishin dhe rruga Tetovë – Prizren, autostrada Prishtinë – Shkup, menaxhimi i përbashkët kufitar, qendra e përbashkët turistike në Kodër të Diellit dhe Brezovicë, situata politike në rajon, dialogu midis Shkupit dhe Sofjes, Beogradit dhe Prishtinës dhe te tjera.

Në komunikatën e lëshuar për media nga BDI, thuhet se të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për lidhjen e dy autostradave Prishtinë – Bllacë – Shkup, projekt ky me shumë prioritet për të dy palët e që pritet të përfundojë së shpejti.

Ahmeti dhe Kurti gjithashtu dakordësuan hapat intensiv rreth menaxhimit të përbashkët të kufijve dhe prezantimit të përbashkët të kapaciteteve turistike midis Kodrës së Diellit dhe Brezovicës, etj.

Pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kurtit ka qenë dhe dialogu Kosovë – Serbi, proces ky që duhet të përmbyllet sa më shpejtë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit të vendit dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët, pasi që sipas të dy bashkëbiseduesve i gjithë Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe evropiane, në paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet.

Dy palët në fund kanë pasur një darkë miqësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img