Por, ato janë larguar shpejt nga autoritetet në Romë.
Posterët, e vendosura gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës nga aktivistë të panjohur, shfaqnin një fotografi të papës me fytyrë të vrazhdët dhe me slogan: “Ku të ka mbetur mëshira?”
Teksti nëpër këto postere e ka akuzuar papën për disa ndërhyrje ndaj konservatorëve, përfshirë dhe atë që në këto afishe është përshkruar si “heqja e kokës së Kalorësve të Maltës”.
Ky mesazhi i referohej një urdhri të lashtë katolik për kalorësit, i cili tani është bamirësi në tërë botën dhe ish-shefi i së cilës ia dorëzoi dorëheqjen papës javën që shkoi, pas mosmarrëveshje publike që zgjati për dy muaj.