Kohëve të fundit është raportuar mjaftë në lidhje me telefonin e ardhshëm të Samsungut, Galaxy C9 Pro, duke përfshirë informata në lidhje me specifikat dhe fotografitë zyrtare.
Samsung Galaxy C9 Pro pritet të vijë me ekran 6-inç, procesor Snapdragon 652, 6 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4 mijë mAh.
Gjithashtu, Galaxy C9 Pro pritet të vijë me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, si dhe me portin për USB Type-C.
Sa i përket lansimit të këtij telefoni, një herë është raportuar se do të lansohej këtë muaj por tani thuhet se do të lansohet muajin e ardhshëm.


