3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Shfajësimi qesharak i Gashit: S’kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së

Deklarata e tij bëri që të ketë reagime të shumta, madje u kërkua edhe shkarkimi i tij.

Por, këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi që akuzoi UÇK-në se ka kryer krime ndaj 1000 civilëve serbë, vjen me një postim sqarimi në Facebook.

Ky është postimi i tij:

Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Ëatch e Amnesty International).

UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.
Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.
E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.
Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img