0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shëtitore prej “Grandit” e deri te Katedralja

Prishtina do të ketë një shëtitore në qendër të saj. Rruga “Xhorxh Bush”, nga hoteli “Grand” e deri te Katedralja “Nëna Terezë”, parashihet të mbyllet për qarkullim për t`u shndërruar në shëtitore, shkruan sot Koha Ditore.

Por, për realizimin kësaj ideje, autoritetet komunale kanë thënë se duhet bërë edhe disa investime në infrastrukturë.
Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu ,ka paralajmëruar mbylljen e kësaj rruge fillimisht nga ora 19:00 deri në 7:00 të mëngjesit të nesërm.
Sipas tij, mbyllja e kësaj rruge, është e mundur, por se paraprakisht ideja është që ajo të mbyllet për qarkullim vetëm gjatë natës.
“Ne nuk mund ta mbyllim për qarkullim të veturave, përnjëherë këtë rrugë, sepse paraprakisht duhet krijuar kushte infrastrukturore për këtë”, ka thënë Sejdiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img