Pandemia e coronavirusit ka bërë që pothuajse gjysma e botës të izolohet, me shpresën se kështu do të mund ta luftojnë këtë sëmundje që ka prekur qindra mijëra njerëz.
Advertisement
Pas Kinës ku edhe kishte shpërthyer coronavirusi, Evropa ishte vendi më i goditur që më pas këtë primat ’ia rrëmbeu SHBA-ja, transmeton Telegrafi.
Pasi qëndruan të mbyllur nëpër shtëpi me muaj të tërë, evropianët kanë filluar të zbusin masat e kufizimeve, por pavarësisht kësaj rrugët e metropoleve po vazhdojnë të jenë pothuajse të zbrazëta.
Këtë gjë më së miri e shpjegojnë pamjet e filmuara në Paris të Francës, ku një çiklist kishte dalë për shëtitje nëpër lagje të ndryshme për ta dokumentuar gjendjen reale që mbretëron në terren.
Gjatë udhëtimit të tij nga Jardin de Batingolles e deri të Place de Clichy, pothuajse asnjë njeri nuk vërehej, pasi që ky vend ka vazhduar masat e kufizimeve për shkak numrit të madhtë prekurve me COVID-19. /Telegrafi/
PostAdss