Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë e cila ka qenë traseja kryesore për të arritur drejt qendrës së kryeqytetit tash e sa kohë është mbyllur për qarkullimin e automjeteve, e që si e tillë po shfrytëzohet nga qytetarët si shesh për të lëvizur për të pirë kafe por edhe për të organizuar evente të ndryshme.
Megjithatë, tash së fundi kjo rrugë si duket ka marrë edhe një epitet tjetër, duke u shndërruar si një lloj parkingu për shumë vetura në kryeqytet.
Të paktën pamjet e fundit që janë parë nga ky vend e tregojnë këtë gjendje ku ky shesh është bërë destinacion për parkimin e këtyre veturave.
Faqja në rrjetet sociale ‘Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë’, kanë publikuar pamje nga ky shesh ku shihen shumë vetura të parkuara.
“Sheshi i Përparim Ramës i kthyer në parking”, shkruhet në këtë faqe i cili shoqërohet me pamje ku shihen shumë vetura të parkuara.