Kandidati për president nga radhët e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka thënë të mërkurën në Novi Sad se do ta mposhtë Aleksandar Vuçiqin në raundin e dytë të garës, pasi sipas tij, vetëm ai mund ta “kontrollojë” atë si njeri.
“Ekziston vetëm një njeri që mund ta kontrollojë Vuçiqin dhe ky jam unë.
Askush nga kandidatët e tjerë nuk mund ta kontrollojë Vuçiqin, pasi ai është më i aftë se sa ata”, tha Sheshel në konventën parazgjedhore.
Sheshel tha se si kryetar vazhdimisht ka bërë presion ndaj qeverisë së Vuçiqit që të heqë dorë nga BE-ja dhe të forcojë lidhjet me Rusinë