0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Sherri mes vëllezërve Shala në Deçan, i dyshuari sulmoi viktimën në prezencë të Policisë

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit e madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike. Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se vëllezërit Shala janë përfshirë në një konflikt verbal, për çka më pas kanë kërkuar edhe ndihmën e Policisë.

E në vend të ftohjes së gjakrave, situata eskaloi edhe më tej kur në prezencën e zyrtarëve policorë, i dyshuari I.Shala sulmoi fizikisht vëllain e tij më të ri në moshë.

I dyshuari i cili është recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img