Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte, si dhe personat e përfshirë marrin vetë drejtësinë në duar.
Në një konflikt janë përfshirë dje edhe në Lipjan, ku në një kafene shisha bar në rrugën ‘Isa Olluri’, një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë një 35-vjeçar.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën, sipas të cilit e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi që ai ka ndaj të dyshuarit.
28-vjeçari dyshohet t’ia ketë kërkuar paratë e tij, në të kundërtën e ka kërcënuar se nuk do ta lë të gjallë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Kanosje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./PrishtinaPress/