Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 24-vjeçari dyshohet se ka goditur viktimën me një shkop druri, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
25-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë arrestuar të dyshuarin.
Me urdhër të prokurorit, 24-vjeçari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.