Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në lagjen 24 Maji në Vlorë, pas një sherri me thika.
Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi 30 vjeç janë dërguar më urgjencë në spitalin e Vlorës.
Mësohet se babai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa i biri ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë personat të cilët i kanë sulmuar, janë arratisur nga vendngjarja.