Shërohet nga coronavirusi një fëmijë dy vjeçar nga Istogu

46
Advertisement

Një fëmijë i moshës 2 vjeç nga komuna e Istogut ka arritur ta fitojë betejën me coronavirus.

Advertisement

Pas testimit të dytë, ky fëmijë ka rezultuar negativ në COVID-19 duke u konsideruar kështu i shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori për shëndetësi në këtë komunë, Mujë Osmanaj përmes një postimi në Facebook.

“Lajm i mirë për sot është shërimi i fëmiut 2 vjeçar nga COVID-19(testi i dytë negativ sot) Kemi vetëm edhe një rast ende pozitiv në gjendje të mirë shëndetësore e që presim së shpejti të dalë negativ!Mbani distancë dhe masat tjera…”, ka shkruar Osmanaj.

Në këtë komunë janë konfirmuar gjithsejtë tetë raste me COVID-19 ndërkaq vetëm një person ka humbur jetë.

Në nivel vendi numri i personave të infektuar ka shkuar në 985, të shëruar janë 736 kurse kanë humbur jetën 29 persona.

PostAdssFotoja e reklamës