Shefi i Grupit Parlamentar te NISMA’s, Bilall Sherifi sot gjatë interpelancës së Kryeministrit Haradinaj lidhur me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel&Enka tha se keqmenaxhimi ka filluar shumë më herët.
Sherifi në emër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate ka propozuar që të angazhohet një auditor i jashtëm në mënyrë që të dal në pah e vërteta.
Ai tutje tha se nga vet ministrat u konfirmua se nuk kishte problem pjesa profesionale, por kishte zvarritje nga qeveria e kaluar, që solli deri të penalltia nga Bechtel&Enka qe i kushtoi plot 53 milionë euro buxhetit të Kosovës.
Sherifi shtoi se askush nuk po e konteston faktin se problemi vjen nga qeveria e kaluar, por kontestet vijnë kur vjen çështja e mënyrës se si është trajtuar kjo çështje nga qeveria e kaluar dhe qeveria e tanishme se si erdhi tek shuma.