Ai ka deklaruar se nuk ka gjasa që këto dy parti t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme dhe se qeveria që do të dalë nga to do të formohet nga partitë opozitare.
“Nuk i fiton më PDK-ja zgjedhjet. Nuk i fiton më LDK-ja zgjedhjet. Nuk dihet a i fiton boshti AAK-NISMA, apo Vetëvendosja me të tjerët. Shumica qeverisëse e ka humbur primatin. Për më shumë, ka gjasë që këto parti të renditen në pozitën e tretë apo të katërt”, tha Sherifi në Zona B të Klan Kosovës.
Ai tha se “sa më shumë që shtyhen zgjedhjet, aq më keq për Kosovën, aq më mirë për opozitën”.
“Unë e kam një mision që PDK-në dhe LDK-në t’i çojmë në opozitë. Ato dy parti duhet të dalin në opozitë dhe qeverinë e ardhshme ta formojë opozita e tashme”.
“NISMA dhe AAK-ja synojnë t’i fitojnë zgjedhjet dhe pastaj ta bëjmë qeverinë me parti opozitare. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e di si do të bëhet. Unë vetëm mund të them që, edhe nëse bëhet, nuk do të jem në atë qeveri”, tha Sherifi.