13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sherifi me kërkesë interesante për Lajçakun: Le ta propozon të njëjtin Asociacion edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka komentuar deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi. Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se drafti-statuti i Asociacionit është i mirë për Kosovës.

Ai ka kërkuar që një draft të tillë të ia propozojë edhe presidentin serb Aleksander Vuçiq për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sherifi ka shkruar se nëse një draft i tillë do të pranohej nga Serbia, atëherë do të besonte se dokumenti në fjalë është i mirë.

“Nuk ka nevojë me ia propozu vendit të tij. Nëse Lajçak është vërtetë i bindur që drafti i asociacionit është i mirë, atëherë le t’ia propozojë të njejtin Serbisë për komunat me shumicë shqiptare të luginës! Dhe, nëse Vuçiqi do ta pranonte këtë draft për komunat shqiptare, do të besoja që nuk është aq i keq. Deri sa nuk ndodh kjo, drafti i propozuar për komunat me shumicë serbe mbetet shumë i keq!”, ka shkruar Sherifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img