Site icon PrishtinaPress

Sherifi: Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe përfaqësuesve të partive politike.

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.

“Nëse një koordinator do të ketë kompetencat siç kanë pasur koordinatorët e mëparshëm atëherë është rrezik të rrëshqitet në dialog teknik. Kryeministri u zotua që nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që Kosova dhe kjo qeveri të rrëshqas drejt një dialogu teknik”, u shpreh Sherifi.

Ai tha se nuk mund të kemi zgjidhje të raporteve e as normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa njohje reciproke.

Për dallim prej anëtarit të Nismës, ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk u prononcuan për medie.

Ky takim u refuzua nga dy partitë opozitare LVV e PDK.

Exit mobile version