0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sherifi kërkon të vaksinohen familjarët e të burgosurve në Hagë

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kërkuar që familjarët e të burgosurve në Hagë të vaksinohen me prioritet.

Këtë ai e ka arsyetuar duke thënë se të njejtët nuk po mund t’i vizitojnë familjarët e tyre tash e sa muaj për shkak të COVID 19.

“Vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë të jetë proritet i shtetit! Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me COOVID-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të ralizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut: vizita e familjarëve të tyre, mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img