1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sherifi kërkon platformë në Kuvend për të ndalur planin e Thaçit për kufijtë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se duhet “platformë” e përbashkët e partive politike për ta ndalur idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës e Serbisë.

Sherifi ka vlerësuar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi nuk do të ndalet, derisa opozita të ketë platformë të shkruar dhe të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta rrisë trysninë ndaj Thaçit, pasi, sipas tij, presidenti i vendit nuk po merr vesh.

Shefi i ekzekutivit kosovar tashmë është deklaruar se nuk e mbështet planin e Thaçit për kufijtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img